Lajm i mirë, hap i rëndësishëm, është zbuluar antitrupi që lufton Covid19

Hap i rendesishem, eshte zbuluar antitrupi qe lufton Covid19

Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, që citojnë ministrin izraelit, i cili ka thënë se injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda personit të infektuar.

“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.

Në këtë mënyrë Izraeli hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit .Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.