Kjo Ngjarje e Rëndë ka Ndodhur në Rumani/ Prindërit Harrojnë Femijët në Banesë dhe Ndodh Tragjedia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Rumani, pasi një zjarr përfshiu një banesë. Ajo që ka ndodhur bëhet akoma më e frikshme, për shkak se prindërit kishin harruar në banesë fëmijët e vegjël.

Viktimat ishin të moshave gjashtë muajshe deri në gjashtë vjeç, ndërsa vëllai më i madh i tyre 14 vjeç arriti të shpëtojë me plagë të lehta. Autoritetet thanë se shkak është bërë soba me dru, me të cilën familja ngrohej, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka arrestuar prindërit, për neglizhencë ndaj fëmijëve të vegjël. Prindërit kanë pranuar se shpesh herë, kur dilnin nga banesa, linin fëmijët vetëm.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com