Ja te vleresuarit me tituj akademik ne Akademine e Shkencave

Më 29 janar 2021 në mbledhjen vjetore të Asamblesë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në një nga pikat e rendit të ditës kryetari i ASH, akad.Skënder Gjinushi ndau diplomën e titullit “Akademik Emeritus”, që u dha e para për akad.Petraq Petron, u cili u nda nga jeta një javë më parë.

Për akad.Petraq Petron, Asambleja mbajti një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe diploma iu dha vajzes së tij.
Diplomat “Akademik” u dhanë për akad. Genc Sulçebe, për akad. Pëllumb Xhufin dhe për akad. Ilia Mikerezi.

U ndanë edhe diplomat “Akademik i Asociuar” Adrian Civici, “Akademik i Asociuar” Mimoza Hafizi, “Akademik i Asociuar” Kristina Jorgaqi, “Akademik i Asociuar” Raimonda Bualjoti dhe “Akademik i Asociuar” Artan Boriçi.

Fotot Roland Tasho)