Ja sa qytetarë dhe staf mjekësor kanë mundur Covid 19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se një infermiere, e cila ishte prekur nga koronavirusi, ka fituar betejë me Covid-19, duke e çuar numrin e stafit mjekësor të shëruar në 22 persona, dhe totalin e të shëruarve në 131.

“‍ Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga #COVID19

Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19”, shkruan Manastirliu/ Sot.com.al