Ja sa mire, femijet e lagjes 18 shtetori ne Gjirokaster se shpejti do kene nje kend te ri per te lojtur...

Nga tabela Leje ndertimi”dhe mjeti i rende qe punon ne kete hapesire, mesojme se se shpejti do kemi nje mjedis te ri me gjelberim dhe lodra per femijet e lagjes me te madhe te qytetit te Gjirokastres.

Kjo hapesire e re, perpara dhe pas shtepise se oficerave, nje object i harruar, se shpejti do kete fytyre te re.

Kryebashkiaku Flaamur Golemi ne faqen e tij ne FB, eshte shprehur:”

Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” do të kenë shumë shpejt një hapësirë të re ku do të argëtohen, të luajnë dhe kalojnë kohën e lirë. Kemi nisur ndërtimim e një këndi lojërash në hapësirën pranë ish Shtëpisë së Oficerave. Gjithashtu po konsiderojmë mundësinë që ky objekt t’i kalojë në përdorim Bashkisë Gjirokastër për ta rivënë në funksion të nevojave të qytetit dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të tij në dobi të banorëve. Kendi i lojërave që kemi nisur së bashku me miqtë tanë italianë të “CESVI” është vetëm fillimi i një pune të madhe transformuese që duam të bëjmë në këtë hapësirë të qytetit. Si optimist i pandreqshëm që jam, besoj se do ia dalim mbanë dhe këtu do të kemi shumë shpejt një tjetër kantier”.