Ja Pse Duhet Përgëzuar Gerta Miftari, Nxënësja 15-Vjeçare nga Kosova!

Gerta Miftari është një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin e qytetit gjerman, Landau. 15-vjeçarja me prejardhje kosovare, është shumë punëtore ambicioze dhe e angazhuar. Ajo është gjithashtu shumë e lidhur me Kosovën, nga vijnë prindërit e saj, shkruan “Landauer Zeitung”.

Përveç notave të mira në shkollë, Gerta tani ka botuar librin e saj të parë, një roman prej 336 faqesh.

Romani titullohet “Coldhearted Mafia Boss” që përkthyer në shqip i bie ‘Bosi pandjenja i mafias’

Në libër bëhet fjalë për një grua që, ashtu si Gerta, ka rrënjë kosovare. Protagonistja është rritur në Amerikë dhe është detyruar të martohej nga prindërit e saj me një shef të pasur të një kompanie…

Që nga 7 janari, libri është prezantuar në faqen e internetit të botuesit, ku mund të porositet si libër i shtypur ose të shkarkohet si një libër elektronik.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com