INSTAT Raporton - Banorët Po Largohen me Ritme të Larta!

Edhe per Qarkun e Gjirokastres Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues.

Ne raport me popullsine, sipas te dhënave të INSTAT qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit kishin emigracionin më të lartë ndër 12 qarqet e tjera të vendit.

Në rastin e qarkut te Gjirokastrës, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme kane ndikuar në zvogëlimin e numrit të popullsi.

Popullsia e qarkut zvogëlohet më shumë si rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar.

INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.

Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com