Hoxha: "Burrat pa mjekër duken si femra", ndërkohë në Angli...

Një hoxhë në Turqi ka thënë se burrat duhet t’i rrisin mjekrat për ta bërë të qartë se nuk janë gra.

Murat Bayaral foli në një emision televiziv këtë vikend, duke i kritikuar burrat pa mjekra.Bayaral tha: “Burrat duhet t’i rrisin mjekrat. Një nga dy pjesët e trupit që e dallojnë burrin nga gruaja është mjekra”, shkruan Hurriyet Daily News.

 

“Për shembull, nëse e shihni një burrë me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është grua nëse ai nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen ngjashëm. Zoti mos e bëftë! Do të mund të mendonit diçka të pahijshme”, tha ai.

 

Deklaratat e hoxhës kanë ngjallur një debat të madh në Turqi.

Kurse në Angli sipas Daily Mail, një i ri ka rruajtur gjysmën e mjekrës dhe gjysmën e kokës në anën tjetër për të patur një imazh unik në patentën e tij të makinës.