" Hajde Gjirokastra!", “ Hajde Tepelena!”- Nga sot, Udhëtimi me Autobus për në Jug dhe Veri të Vendit filloi nga Terminali i Ri tek Kthesa e Kamzës

Nga sot e Tutje udhetaret qe me pare me valixhe drejtoheshin nga ish dogana, shoferet e linjave te jugut dhe veriut do t`i mirepresin ne terminalin e ri tek kthesa e Kamzes.

Edhe sot, ne diten e pare te tyre te punes, shoferet i kane orientuar udhetaret me shprehjet e tyre te zakonshme siç benin tek ish-dogana: “ Hajde Gjirokastra”, “Hajde Kukesi”, “ Hajde Tepelena” etj.

Ne terminalin e ri jane gjithsejt 43 linja te  jugut dhe 20 linja te veriut qe do te nisen dhe mberrijne cdo dite.

Per ata qe udhetojne ka dhe veshtiresi se do ju duhet te paguajne edhe per linjat e “vogla” urbane, po nderkohe mesohet se ka gjithashtu dhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnë aty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur kaosin që ndodhte tek “Shqiponja”.

Linjat qe udhetojne drejt juglindjes do vazhdojne nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com