Greqia Sulmohet nga Hakerat Turk! Bllokohet Parlamenti dhe Disa Ministri!

Hakerat Turk sapo deklaruan se kane bllokuar faqet zyrtare te Ministrise se Jashtme dhe Finances, Parlamentit, disa agjensive te inteligjences etj, raportojne mediat greke.

Tashme autoritetet greke nuk mund te bejne asgje tjeter vecse ti mbrojne sistemet duke i mbajtur te fikura.

Nje grup hakerash Turq i quajtur Helmetat e Finiksit tha ne nje postim ne FB se ata jane pergjegjes per sulmin kibernetik, duke shtuar se kjo ishte pergjigje ndaj “kercenimeve” greke kundra Turqise.

Ne faqen e tyre zyrtare ky grup shkruan se qellimi i tyre eshte te godasin kedo qe ben prononcime negative per Turqine.

I njejti grup u shfaq edhe ne 2019 kur hakuan profilin e instagramit te zv ministrit grek te sporteve Jorgo Vasiliadis. /ekathimerini