Gjirokastra Pa Energji Elektrike - OSHEE njofton qytetarët!

Qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa drita njofton OSHEE. Shkak është bërë djegia e siguresave 20 kv!

Sipas njoftimit, për shkak të problemeve te fiderat e NST, ka mbetur pa energji elektrike qyteti i Gjirokastrës.

Njoftimi nga OSHEE:

Për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, te cilat furnizojne qytetin.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.

Urojmë që dritat të rikthehen sa më shpejt!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com