Gjendja në Gjirokastër pas Përmbytjes

Disa fshatra janë izoluar në Gjirokstër për shkak të shëmbjes së urave lidhëse. Hyrja dhe dalja nga qyteti i gurtë është i pamundur me mjete të vogla. Vetëm me mjete të rënda mundësohet kalimi sidomos në Urën e Viroit ku mrret mbrojtëse kanë rënë dhe rruga është njësh me ujin. Disa biznese dhe toka bujqësore janë nën pushtetin e ujit. Gjithsej janë evakuar 7 familje të komunitetit rom që rrezikoheshin nga përrenjtë.

Në Tepelënë janë evakuar 10 familje që rrezikohen nga vërshimi i Vjosës.

Në Përmet janë të izoluar tre fshatra, që rrezikohen nga shkarje të gurëve. Edhe në disa lagje të Përmetit ka shkarje të gurëve. Në Memaliaj, dalja e lumit Vjosa ka dëmtuar një biznes gjithashtu është dhënë alarmi për evakuim për ata familje që janë pranë shtratit të lumit Vjosë. Qyteti nuk furnizohet me ujë të pijshëm

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com