Foto Shqetësuese nga Kalaja e Gjirokastrës, dhe një Thirrje për Aksione Qytetare për Mbjelljen e Pemëve!

Në foto shihet qartë se një prej mureve të Kalasë së Gjirokastrës ka një të çarë të konsiderueshme.

Shumë specialistë bëjnë thirrje për ndërhyrje sepse çarjet mund të thellohen dhe të rrezikojnë shembjen!

Problemet ne Gjirokastër nga shembjet dhe rreshqitjet e dherave jane te shumta ne keto dite me shira te rrembyeshem.

Gjithashtu nismat per mbjelljen e pemeve jane nje domosdoshmeri urgjente per te gjithe qytetin! Vullnetarë të shumtë që kanë marrë pjesë në aksione pastrimi të qytetit te Gjirokastrës bëjnë thirrje per nje aksion per mbjelljen e pemëve! Nje aksion i tille pritet te organizohet dhe nga studentë te Universitetit te Gjirokastres!

Gjirokastra Online i fton te gjithe te kontribuojne per qytetin tone muzeal dhe te bashkohen me keto nisma vullnetare ne te mire te te gjitheve! Faleminderit!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com