"Fjalët janë Fukarallëk" - Ministrja Kumbaro vendos Pikat mbi i për Kalanë e Gjirokastrës!

Dy fjale per punen me Kalane e Gjirokastres…

 

Sa me shume studjojme arkivat qe lidhen me strukturat arkitekturore te Kalase se Gjirokastres, aq me qarte del se studimet e ketij ndertimi sa historik dhe kulturor, kane mbetur ne siperfaqe me konstatime te pergjithshme.

 

 

E pazbuluar, e pagermuar, e pastudjuar me themel, trashegojme sot prej saj vetem perkufizime, vezhgime, por jo analiza, jo projekte te mirefillta, jo studime gjeologjike apo topografike qe te na japin mundesine te kuptojme qartesisht ku dhe si te nderhyjme.

 

 

Me se shumti hamendesime dhe sugjerime se cfare do duhej te behej, te cilat ngjajne me njera tjetren e perseriten si binjake nga nje dhjetevjeçar ne tjetrin.

 

Me fjale te tjera ne “vend-numero” sa here qe eshte verejtur ndonje çarje a krisje muresh:
– erozion natyror shekullor;
– mungese disiplinimi i perronjve te nendheshem prej dekadash;
– kodra shtufi te çpyllezuara e ndertime pa sistem (30 vitet e fundit);
te gjitha konstatime, vetem konstatime, por asnjera nuk jep zgjidhjen qe duhet!

 

Dhe ca me pak e japin zgjidhjen ata qe flasin ne tym e qe bejne sikur i dine te gjitha, akoma me pak ata qe per vite te tera kane pasur pushtet vendor e pushtet qendror!

 

Kemi perveshur menget, e do e nisim aty ku duhet, nga rrenjet!

 

 

Me Urdher te posaçem te Kryeministrit eshte ngritur grupi i punes nderministror, per te mbledhur kontributet e profesoreve te gjeodezise e gjeologjise, me inxhinieret e ndertimit e te mjedisit, per te vene pikat mbi i.

 

Por edhe me mbeshtetjen e eksperteve te Bankes Boterore te #ArupGroup nga Britania e Madhe me te cilet studimet kane filluar tashme.

 

Pune, pune, e vetem pune, fjalet jane fukarallek.

https://web.facebook.com/Imk.gov.al/posts/906854756152993

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com