Fëmijët Përmetarë Mësojnë dhe Mbledhin Fjalë të Urta

Fjalet e urta e jo vetem ato po dhe gojedhanat e legjendat po mblidhen nga femijet e Permetit. Eshte nje nisme e bukur qe ata t`i njohin e perdorin por dhe t`i mbledhin mbasi jane pasuri, pjese e kultures se mirefillte popullore.

Femijet i mbledhin mbasi ato i mesojne qe te pergatiten per jeten, te ecin ne moralin e tyre , te udhehiqen gjate veprimtarise ne shkolle, ne familje dhe shoqeri.

Per t`u njohur me to nuk mjaftojne vetem librat se nje pjese jane ne mjedisin ku femijet jetojne dhe mesojne ndaj dhe eshte mirepritur dhe pershendetur puna per mbledhjen e tyre.

Ata fjalet e urta i mbledhin gjate takimeve me te moshuarit qe i dine dhe i perdorin.Ata e dine dhe kete ua thone dhe femijeve. Ne fjalet e urta ka pervoje jete dhe secila shpreh nje ide, nje qendrim qe duhet mbajtur ne nje komunikim apo situate te caktuar.

Pas mbledhjes e sistemimit te tyre eshte programuar qe ne te ardhmen me femijet te organizohen edhe konkurse per te nxjerre dhe fituesit, kush di me shume fjale te urta, shprehje karakterizuese , gojedhana e legjenda nga mjedisi i qytetit te Permetit dhe fshatrave rreth tij.