Edi Rama:“Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja..."

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Tepelene në kuadër të takimeve elektorale teksa ka konsumuar një drekë në një nga restorantet agro-turizëm të zonës.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tepelenes,Tërmet Peçi Rama nuk i ka kursyer as batutat.

Duket se Tërmet Peçin kishte mbi tryezë një gotë me ujë dhe jo me raki. Kjo i ka mjaftuar kreut të PS, Ramës për ta ngacmuar me batuta, ku ndër të tjera i tha: “Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te ty unë nuk e kuptoj”.

Biseda mes Edi Ramës dhe Tërmet Peçit

Tërmet Peçi: Kam kënaqësinë të prezantoj të gjithë…(i bie telefoni)

Edi Rama: S’të lë populli, të shkatërroi.

Tërmet Peçi: Vetëm më ke mësuar t’i përgjigjemi popullit orë e minutë

Edi Rama: Vetëm aty mos çedo.

Tërmet Peçi vazhdon prezantimin e personave në tyrezë, ndërsa kryeministri e nderpret:

Edi Rama: Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj.

Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara dhe mendja duhet të jetë e kthjellët.

Edi Rama: Shkurt muhabeti nuk ke raki për të bërë gëzuar. Bëjmë shaka. s’ka problem./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ak, s’ka problem./Opinion.al \