Edhe Ura e Filmit “Ja vdekje, ja liri” me Jetëgjatësi mbi 200-vjeçare Rrezikohet në Gjirokastër!

E ndërtuar rreth vitit 1820, në fillesat e saj lidhte tre qytete kryesore në Jug, Gjirokastër, Libohovë dhe Janinë. Ura me harqe e Kordhocës është gjithashtu edhe një pikë lidhëse e hapësirës mes zonës së Lunxhërisë dhe Dropullit.

 

E konsideruar si një ndër ndërtimet më të rëndësishme të periudhës otomane, ajo është e gjatë rreth 20 m dhe rreth 4 m e gjerë. Filma të tillë si “Ja vdekje, ja liri”, “Dasma e Sakos” apo “Muri i gjallë” e kanë patur këtë urë pjesë të skenave të tyre interpretuese.

 

Ujërat e shumta të Drinos në sezonin e shirave dhe mungesa e vëmendjes në vite kanë dëmtuar themelet mbështetëse të këmbëve të saj. Gjendja e rënduar e urës evidentohet më së shumti pas tharjes së lumit.

 

Drejtoria e monumenteve në Gjirokastër ka folur për një projekt restaurimi që pritet të zbatohet në muajt e verës pas shterimit të ujërave. Shpresojmë më të mirën…

/folshqip

 

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com