Corona-Canabis?! Kryeministri Rama Flet per Legalizimin e Hashashit?! Ja si e shpjegon ai...

Kryeministri Edi Rama eshte pyetur sot nga drejtuesi Arjan Cani ne emisionin Zone e Lire se ka zera se Koronavirusi mund te sherohet me kanabis.

Perpos ironise se Kryeministrit mbi ato qe jane thene me pare nga pseudo-mjeke qe thoshin se virusi sherohet me raki etj, ai shtoi se po e shikojne edhe mundesine e shfrytezimit te kanabisit per aresye mjekesore.

Ne kete moment Arjani cuditet dhe e pyet kryeministrin:

“Po thoni se do te legalizoni Hashashin ne Shqiperi?!”

Pergjigjia e kryeministrit ka habitur akoma me shume kur ka sqaruar se ne te vertete nuk do te legalizohet ashtu por do te ligjerohet prodhimi i kanabisit per aresye mjekesore, dhe se jane ne nje faze te avancuar te ketij projekti por akoma jo ne fazen finale.

Nje teme qe besojme do te marre shume diskutime do te jete ndoshta edhe ajo se ku do te mbillet?!…