Autori në Ndjekje i Masakrës në Vlorë me Paralajmërime edhe në Facebook!

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari i shpallur në kërkim për masakrën me 8 të vrarë këtë pasdite në fshatin Resulaj të Selenicës, duket se ka pasur probleme me kushërinjtë edhe në të kaluarën.

 

Në një status të publikuar në Facebook, më 23 Maj 2016, ka një koment për 24-vjeccarin, “që të mos bëjë fjalë me kushërinjtë”.

 

 

Ndërsa i riu i përgjigjet: Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë.

 

 

Tetë personat e vrarë pasditen e sotme ishin të afërm me Ritvan Zykajn, ende në kërkim policor nga policia.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com