Alarmante në Delvinë digjen 8 shtëpi - Rrezikon Syri i Kaltër!

Një tjetër zjarr masiv në afërsi të Delvinës ka përfshirë qindra ha kullotë, pemë frutore në të dy bashkitë Delvinë dhe Finiq. Pak minuta më parë zjarri ka hyrë në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë, raporton Top Channel.

Jane konfirmuar 8 shtëpi të djegura dhe banorët e dy prej tyre nuk jetojne në fshat. Thuhet se ata janë emigrantë dhe forcat për të penguar përparimin e flakëve janë minimale. Në drejtim të fshatit janë nisur disa zjarrfikëse nga Saranda e Delvina.

Nderkohe qe era dhe tymi po e veshtiresojne shumë punen e zjarrfikësve, eshte kërkuar ndihme edhe nga Greqia për shuarjen e flakëve.

Mediat greke thone se kërcënohet edhe zona e Syrit të Kaltër. Edhe pse forca te shumta kane ardhur nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra zjarret jane shume te medha per t’u kontrolluar.

Per ndihme nga Greqia eshte aktivizuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e cila po përgatit forca për të dërguar në vendngjarje.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com