Aksi Virua - Gjirokastër i Pakalueshem, Autobuzat të kalojnë nga Vlora!

Autobuzat e linjave urbane për Greqi, Gjirokastër e Sarandë do duhet të evitojnë aksin Virua – Gjirokastër për shkak të bllokimit te rrugës nga uji që ka vërshuar prej Liqenit të Viroit.

Të gjithë autobuzat janë kthyer pas nga policia dhe rekomandohet që tashmë rruga e vetme të jetë ajo nga Vlora përmes Llogarasë.

Shpresojmë që ky aks të ç bllokohet sa më shpejt!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com