E dhimbshme ajo qe ka ndodhur me 18 furrat e vjetra te Gjirokastres!

Gjirokastra ka patur 18 furra ne Pazar dhe ne lagje, shumica e te cilave funksionuan edhe pasclirimit po me pas u mbyllen ose u shkaterruan.

Sot ka vetem 2 furra, njera ne Qafe te Pazarit ndersa tjetra prane Radio Gjirokastres.
Ja emrat e furrave te dikurshme:
-Furra e Angonate – në lagjen Teqe.
-Furra e Bicit -në Dunavatin e II-të.
• Furra e Cfakës – ne lagjen Cfakë.
• Furra e Esat Drrasës – në pazar.
• Furra e Hashorvate – në Varosh.
• Furra e Karagjozate -në Iagjen Dunavat I-rë.
• Furra e Kashaut – në pazar.
• Furra e Kolës – në lagjen Meçite.

• Furra e Manalatit – në Manalat i II-të.
• Furra e Palortosë-në Sheshin Zeman.
• Furra e Pllakës -në lagjen Pllakë.
• Furra e Putanje – fisit Puto.
• Furra e Sheshit Kokonës – në Palorto.
• Furra e Xhulit – në pazar.
– Furre ne Pazar te Vjeter dhe ne lagjen Pllake.

Edhe ne lagjen Hazmurat ka patur furra ku kane punuar Malo Zerja, Niko Gjovreku, babai i Rasho Harshoves e Lazes.Njera poshte ish dispancerise, tjetra ku sot eshte dyqani tek Vrenjo dhe nje tek Zenepe Sinojmeri ku Malua bente panine dhe nje buke qe kerciste. Po keshtu ne Palorto, afer me godinen e gjimnazit ku per vite te tera ka punuar Xhevat Avdalli.Mund te kete dhe te tjera, ndaj eshte mire t`i kujtojme..

E dhimbshme cfare ka ndodhur me to !

Duke kujtuar aktivitetin qe behej dhe punen e furxhinjve mendja na shkon ne te keqen qe i eshte bere qytetit me prishjen apo braktisjen, me profesionin e humbur e aq te dashur e te vleresuar te furxhiut.

E rende kjo per qytetin tone qe me furrat e vjetra me dru mbahej me buke, me byreqe, me mish te pjekur, me grure e miser te zier ne bragac, bakllava e revani…qe piqeshin ne prush e ne hi…
Po c`te kujtosh me pare?!
Shume gjera te mira kemi patur e shfrytezuar, po nuk jemi kujdesur t`i mbajme!