Ne 24 orët e fundit 5 qytetare nuk e kane fituar dot betejen me semundjen

Nga njoftimi i Ministria e Shëndetësisë:

Ne 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima.Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Pogradeci, një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese

“Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2“, thuhet ne njoftimin e Ministrise.