"Dua të të them, të lutem kujdes!"-Përlotet Doktor Tritan Kalo

I ftuar ne programin “Dua të të bëj të lumtur” doktor Tritan Kalo eshte perballuar me te papritura.

Gladiani, nipi i tij, ka folur per jeten dhe punet e doktorit ne mbrojtje te jetes se njerezve gjate pandemise dhe e ka falenderuar duke u shprehur:

“Të gjithë ne kemi qenë në merak për ty,pavarësisht se na çoje foto dhe video se ishe i mbrojtur. Dua të të falenderoj në emër të familjes, në emër të gjithë miqve tanë për të cilët je kujdesur dhe ke shëruar gjatë kësaj kohe.”

Gjate emisionit, nje e papritur tjeter ishte dhe vidio mesazhi qe ai mori nga vellai i tij Lulzimi, larguar nga Shqipëria 30 vite më parë.

”Ti je në vijën e parë të luftës, prandaj të lutem kujdesu për veten tënde. Ti dhe bluzat e bardha jeni heronj për të gjithë ne. Dua të të them, të lutem kujdes, ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”.

Nga gjithe kjo situate e krijuar, Doktor Tritani eshte perlotur.